Gjoba deri në 2000 lekë për këmbësorët, policia do mbajë “peng” ID deri në shlyerje

Ka nisur aplikimi i gjobave për këmbësorët që shkelin rregullat e qarkullimit nga ana e policisë rrugore. Kjo masë vjen pas 7 vitesh në hyrje në fuqi e dispozitave ligjore. Sipas Kodit Rrugor këmbësori i cili shkel rregullat gjobitet nga 500 deri në 2000 lekë.

Por sa janë në dijeni qytetarët për këtë masë dhe a kanë filluar këto masa të vihen në zbatim?

“Ky ligj ka qenë prej vitesh funksional, por policia nuk ka marrë masa. Referuar ditëve të fundit kanë filluar masat administrative nga 500-2000 lekë, por aktualisht po aplikohet një masë prej 1000 lekësh. Kjo gjobë nuk është një ndëshkim por më tepër një ndërgjegjësim i qytetarëve, pasi shumë herë qytetarët edhe pse mund të jenë vetëm pak metra larg vizave të bardha, ata kalojnë pa i respektuar rregullat e qarkullimit e duke u bërë kështu burim aksidenti”

E pyetur se si do të aplikohet gjobëvënia për këmbësorët gazetarja tha se kjo do bëhet me anë të marrjes nga efektivi I policisë së kartës së identitetit.

“Efektivët e policisë në momentin që hasin një këmbësor që nuk ka respektuar rregullat e qarkullimit rrugor, do i kërkojë mjetin e identifikimit dhe do e mbajë deri në momentin që qytetari të paraqesë mandatin e paguar të gjobës. Kjo do jetë mënyra se si do aplikohet”,-tha gazetarja.

Të Fundit