Një 35-vjeçar është marrë nën akuzë pasi ka rrëmbyer fëmijët e mitur nga ish-gruaja e tij dhe nuk ia ka kthyer më pas.
I dyshuari është nga Shkoza, kurse denoncimi është bërë në Policinë e Maliqit, e cila konfirmoi ngjarjen e ndodhur.
Për shkak të konflikteve familjare dhe divorcit, 35-vjeçari ka pretenduar prindërimin e fëmijëve të mitur, duke mos i kthyer më te ish-gruaja, e cila kishte kujdestarinë e fituar nga Gjykata.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. Sh., 35 vjeç, banues në fshatin Shkozë, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, i ka marrë ish-bashkëshortes, fëmijët e tyre të mitur, dhe nuk ia ka kthyer më”, njoftoi policia vendore.
Hetuesit po marrin në pyetje të dy ish-bashkëshortët për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësitë penale.