Dje transmetuam një rast të një ish përdoruesi droge, që prej disa vitesh trajtohet me metadon, një medikament, që frenon dëshirën, për drogë. Ai tregoi, se mjeku toksikolog Endri Mandro në Fier, nuk ia jep metadonin, që e ka detyrim. Sipas denoncuesit, mjeku në fjalë e shet metadonin.Përmes kamerës së fshehtë, mjeku Mandro dhe një mjek tjetër toksikolog në Fier, lëshojnë një recetë kundrejt ryshfetit.Denoncuesi thotë, se mjeku Mandro sillet në mënyrë arrogante, duke e kapur për fyti e duke e sharë e kërcënuar. Për marrë metadonin, duhet një rekomandim nga mjeku Lulzim Banushaj, meqë i infiltruari ynë nuk është i regjistruar. Mjeku Banushaj i dha një recetë për një sasi tre ditore, në këmbim të 2000 lekëve, pa e vizituar fare.E njejta gjë edhe në Berat. Mjeku Fatmir Spahiu jep metadon me para, madje duke e shitur me shumicë te persona të caktuar, të cilët e rishesin më pas.Pas transmetimit të emisionit, Spitali i Fierit pezulloi mjekun toksikolog Lulzim Banushaj. Në policinë e Fierit u morën në pyetje, vec Banushajt, edhe mjekun tjetër Endri Mandro.Nga ana tjetër policia e Beratit ka proceduar penalisht punonjësin e qendrës për shitjen e Metadonit, Fatmir Spahiu, materialet për të cilin u referuan në Prokurori, për nxjerrjen e përgjegjësive penale, për veprën “prodhim dhe tregtim i barnave dhe pajisjeve mjeksore të falsifikuara ose të rrezikshme për jetën e shëndetin”.Dritan Trepça, zv. president i UMSh-së tha, se rastet e transmetuara në “Stop” do të ndiqen nga degët në Urdhrin e Beratit dhe Fierit. Prepca thotë, se shkelja e kodit të etikës, ishte minimumi i dukshëm në materialin e transmetuar.
- +355 67 220 8888
- [email protected]