Dy punonjëse të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza janë proceduar penalisht dhe po hetohen në gjendje të lirë pas denoncimit nga emisioni investigativ “Stop”.

Hetimi nisi pas referimit në Prokurori të rastit nga agjentët e krimeve në Komisariatin Nr.4, që pas denoncimit në emision, ushtruan kontrolle në ambientet e QSUT dhe gjetën qese me mbetje të rrezikshme spitalore jashtë kushteve të sigurisë.

Stop denoncoi të martën se mbetjet spitalore janë grumbulluar tek pajisja në një dhomë e jashtë saj, në të gjithë godinën e QSUT duke krijuar një vatër infeksioni që rrezikon të përhapet.