Parkimi i gabuar, pengon biznesin/Polici: “S’kemi çfarë të bëjm”

Në Tiranë janë shtuar shumë automjetet, duke sjellë një kaos të vërtetë me vendet e parkimit. Një situatë të tillë e kemi konstatuar në zonën e 21 dhjetorit, ku një vend parkimi, ka dy tabela, që tregojnë, se ku lejohet parkimi i makinave të banorëve rezidentë. Por ky rregull nuk zbatohet, duke bërë që të pengohet dhe puna e lavazhit, që ndodhet aty.Azem Allaraj tregon, se prej 3 javësh ka blerë biznesin dhe ka me qira truallin, por aty parkohen makina jorezidente dhe jo në mënyrën e duhur, duke sjellë kështu problematika me nxjerrjen e makinave të tjera nga lavazhi. Azemi ka bërë ankesa, por asnjë masë nuk është marrë. Ne komunikuam me policinë bashkiake, ku na thanë, se do dërgohet shërbimi, sa herë që ka denoncim për parkim të gabuar. Ata, që kanë shkelur rregullin, do të gjobiten.

Të Fundit