Paratë i ka fituar me djersën e ballit,ndërtuesi s’ka mëshirë e shet apartamentin me familjen brenda

Jemi në zonën e Astirit për problemin e zotit Vladimir Hysa, i cili në vitin 2012 bëri porosi një apartament në katin e dytë në pallatin, që ndërtonte firma “Jon shpk me administratore Vjollca Hoxholli. Por në përfundim të pallatit, ky apartament u zu nga një tjetër person. Z. Hysa tregon, duke qenë, se punimet mbetën në gjysëm, ai investoi vetë në dyer, dritare e pllaka, që sot i gëzon dikush tjetër.Me bashkëshortët Hysa, Vladimir dhe Valentina, shkuam tek apartamenti, ku Isufi, që e kishte marrë apartamentin, ia ka shitur dikujt tjetër, që jeton tashmë aty. Ju drejtuam kadastrës, ku na u tha, se për këtë apratament, është bërë legalizimi dhe certifikimi në emër të zotit Isuf Koltraka nga Drejtoria rajonale Rurale 2, në bazë të një kontrate porosie me “Gora shpk”. Përfaqësuesja ligjore, e firmës, Alberta Gega, thotë, se shkelja është bërë nga kadastra dhe pronarët janë bashkëshortët Hysa.

Të Fundit