“Do ha njerëz e do i pi gjakun” kupton që është shqiptar, drejtuesi zvicerian e mbyll në çmendinë

Në vitin 2018 Ilir Telhaj kërkoi azil në Zvicër. Ai tregon, se ka qëndruar në kamp, në azil në Zvicër dhe aty ka patur një përplasje me drejtuesin e kampit. Për këtë shkak e kanë cuar në një klinikë mjekësore, ngaku sipas tij, doli i sëmurë, nga mjekimi i panevojshëm. Iliri thotë, se ka patur dëmtime të mëdha psikologjike dhe fizike, derisa e kanë sjellë në Shqipëri, ku është mjekuar dhe përmirësuar.Iliri shprehet, se ai donte të ngrinte, një padi kundrejt klinikës, por që ta bënte këtë, duhet të kthehej në Zvicër dhe kështu veproi. Kërkoi sërish azil. Shkoi dhe ndoqi procedurat dhe tashmë cështja është në gjykatë. Iliri kërkon të rikthehet në Shqipëri, pasi gjendja e tij nuk është e mirë, por nga autoritetet në Zvicër, i kërkohet, që të tërheqë denoncimin, në mënyrë, që të kthehet në Shqipëri. Ai thotë, se ndihet sikur është marrë peng.Ekspertja e së drejtës ndërkombëtare Evelina Celaj shpjegon, se për këtë rast duhet të zbatohen të drejtat e shtatasve dhe nuk duhen bërë gabime të tilla, pasi qytetari, nëse është i aftë për të vepruar, sipas dokumentave mjekësore, ai ka të drejtë ta ndjekë cështjen nga Shqipëria.Pas ndërhyrjes sonë, z.Tellhaj në njofton, se do të kthehet në Shqipëri.Ai komunikoi me ambasadën tonë në Zvicër, që i tha, se nuk do ta mbyllë cështjen.

Të Fundit