Paralajmëron eksperti i Inteligjencës Artificiale: Mos bëni fëmijë

Ish-drejtori i Google X ka lëshuar një paralajmërim të tmerrshëm për rreziqet e inteligjencës artificiale.

Gawdat, ekspert i inteligjencës artificiale dhe ish-drejtori i Google X, ka paralajmëruar njerëzit që nuk kanë fëmijë që të mos bëjnë fëmijë për shkak të evolucionit të inteligjencës artificiale.

“Rreziqet janë aq të këqija, në fakt, saqë kur merren parasysh të gjitha kërcënimet e tjera për njerëzimin, mos bëni fëmijë nëse ende nuk jeni bërë prind,” i tha ai prezantuesit të podkastit “Diary of a CEO” me Steven Bartlett.

Për të, inteligjenca artificiale është sfida më e madhe me të cilën është përballur ndonjëherë njerëzimi.

“Nuk ka pasur kurrë një stuhi të tillë në historinë e njerëzimit. Stuhi ekonomike, gjeopolitike, ngrohja globale, ndryshimet klimatike, e gjithë ideja e inteligjencës artificiale”- tha ai.

Të Fundit