Paralajmërimi i LSI-së për vitin e ri, Kryemadhi: Do të hapen të gjitha letrat, e vërteta e mega aferës kriminiale qeveritare…

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka paralajmbruar se në vitin e ri 2022, “do të hapen të gjitha letrat dhe shumë shpejt, e vërteta e mega aferës kriminiale qeveritare, do të triumfojë mbi propagandën e sforcuar”.

Sipas Kryemadhit, “ka shumë arsye pse Qeveria nuk i ndalon pagesat ndaj inceneratorëve”.

Të dashur gazetarë, shumë shpejt nuk do të jetë e nevojshme të lodheni më me pyetje apo dyshime, që ngelen pa përgjigje. Ka shumë arsye pse Qeveria nuk i ndalon pagesat ndaj inceneratorëve. Me vitin e ri do të hapen të gjitha letrat dhe shumë shpejt, e vërteta e mega aferës kriminiale qeveritare, do të triumfojë mbi propagandën e sforcuar.

Reagimi i Kryemadhit vjen pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët për çështjen e inceneratorëve.

Kreu i qeverisë u pyet se pse vazhdon financimi për inceneratorin, në një kohë që pronarët e kompanive që e ndërtuan, janë në kërkim nga drejtësia.

Sipas Ramës, vepra të tilla që kanë një impakt të rëndësishëm për popullin, nuk duhet të cenohen.

Të Fundit