Parakalimi shkak i sherrit në Kavajë, 24-vjeçari shkoi të sqarohej bashkë me babain dhe qëlluan me armë

Zbulohen detaje të reja në lidhje me incidentin në Kavajë, ku nënkomisari Kastriot Gjongecaj u arrestua, ndërsa është shpallur në kërkim i biri i tij 24-vjeç, Denis Gjongecaj.

Sipas policisë shkak për konfliktin në Kavajë është bërë një parakalim makinash.

Djali i efektivit të policisë më datë 7 kishte qenë në Kavajë dhe në një rrugë konfliktuar me 29-vjeçarin Kiti Kazazi, për shkak të një parakalimi. Ata kanë debatuar me njeri tjetrin dhe kanë shkëmbyer ofendime e kërcënime.

Më datë 8, 24-vjeçari bashkë me të atin shkojnë ne Kavajë për t’u përballur me 29-vjeçarin. Sapo ky i fundit është afruar afër tyre me makinë, 24-vjeçari nuk ka pritur, por ka qëlluar në drejtim të mjetit me të cilin lëvizte 29-vjeçari Kiti Kazazi. Ky i fundit është larguar me shpejtësi, fatmirësisht pa u lënduar.

Të Fundit