“Para 5 vitesh më qëlloi me grusht”, dëshmia e autorit të vrasjes në Peqin

Pak orë pas vrasjes është zbardhur dëshmia paraprake në polici e Leonard Bashaliu, i cili mëngjesin e sotëm vrau me armë zjarri 45-vjeçarin Ylber Haxhysa.

Tvklan.al raporton se Bashaliu është shprehur në dëshminë paraprake që vrasja ka ndodhur për një ngjarje 5 viteve më parë ndërkohë që sipas tij sot filloi debati sërish.

“U zumë kot, 5 vjet më parë më ka qëlluar me grusht dhe sot filloi debati”, ka thënë 36-vjeçari Bashaliu.

Mësohet se autori Leonard Bashaliu ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike në momentin që ka dhënë këtë dëshmi pas kryerjes së krimit.

Ngjarja e rëndë ndodhi sot në mëngjes në fshatin Gjocaj të Peqinit. Konflikti që nisi me fjalë mëngjesin e sotëm përfundoi me përdorimin e armës dhe vrasjen e 44-vjerçarit. Ylber Xhahysa fillimisht mbeti i plagosur por ndërroi jetë në spital.

Të Fundit