“Paqja mori fund”, Berisha: Solidaritet me kombin ukrainas. Rusia do të humbasë

TIRANË
Në një prononcim për mediat në ambjentet e jashtme të Kuvendit, ish kryeministri Sali Berisha u ndal të komentojë agresionin rus mbi Ukrainë nisur mëngjesin e sotëm.

“Vladimir Putin dhe Rusia nisën defacto luftën e tretë botërore. Paqja e vendosur pas luftës së II botërore në kontinentin tonë, mori fund me këtë agresion. Shtoj këtu se Rusia defacto është vendi që filloi luftën e parë botërore, sepse ajo nisi e para mobilizimin e përgjithshëm për të sulmuar Gjermaninë.

Gjermania nisi luftën e II, por rrufeshëm u bashkua Rusia me të cilën të dy këto vende pushtuan Poloninë. Së treti, Rusia e vetme pa asnjë motiv përvec ambicjeve imperiale të carit të saj, sot sulmon një vend të lirë e të pavarur.

Shqipëria sot është vend i NATO-s. Në luftën e parë ishte viktima e parë që u pushtua, pushtimi i saj kaloi pa u regjistrua në analet e kancelarive të mëdha të kohës.

Rusia do të humbasë këtë luftë dhe fundi i saj do të jetë më tragjiku që ka patur në histori. Një fund i merituar. Shqipëria sot është anëtare e NATO, do përmbushë cdo detyrim, nuk mbetet gjë tjetër veçse të shprehim solidaritetin më të madh me kombin ukrainas dhe të dënojmë me force agresionin barbar rus.” u shpreh Berisha.

Të Fundit