Papa Françesku, i cili u shtrua dje në një spital në Romë po merr antibiotikë për bronkitin infektiv.
Ilaçi ka sjellë një “përmirësim të qartë” të gjendjes së tij shëndetësore, njoftoi sot ekipi mjekësor i spitalit ku po qëndron Papa.
Papa 86-vjeçar po merr “një antibiotik me infuzion që po jep rezultatet e pritshme”, tha Vatikani në një deklaratë, duke shtuar se ai mund të largohet nga spitali “në ditët në vijim”, raportoi Reuters.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se Papa Françesku po i kalon ditët në spital “duke iu përkushtuar pushimit, lutjes dhe punës”.