Papa Françesku “përqafon” komunitetin LGBT: Kisha nuk ju refuzon

Papa Françesku ka ngushëlluar komunitetin homoseksual të cilët ndiheshin të diskriminuar.

“Kisha është një nënë dhe i thërret të gjithë fëmijët e saj së bashku”, tha  Papa.

Kështu Papa përsëriti edhe një herë hapjen e tij ndaj komunitetit LGBT.

Unë do të doja që ata ta shikonin jo si refuzim të Kishës, por si refuzim të njerëzve në Kishë”, tha ai.

Papa ofroi edhe dy këshilla të tjera se si të  jetohen marrëdhëniet me Zotin dhe me komunitetin fetar në përgjithësi, shkruan Tg Com. 

“Zoti është Atë dhe nuk mohon asnjë nga fëmijët e tij. Dhe stili  i Zotit është afërsia, mëshira dhe butësia . Në këtë rrugë do të gjeni Zotin”, tha ai.

“Do të doja që ata të lexonin librin e Veprave të Apostujve. Aty do të gjenin imazhin e Kishës së gjallë”, përfundoi Papa.

Të Fundit