Pavarësisht pandemisë së koronavirusit, problemet e tërmetit vazhdojnë të jenë ende prezente. Ne jemi ndalur në Sanxhak të Lacit, pasi disa banorë të një pallati janë drejtuar në redaksinë e emisionit Stop, duke thënë, se ndjehen të pasigurtë për banesat e tyre.Ata tregojnë, se kanë qenë ndër të parët, që janë nxjerrë nga banesat, për t’u strehuar në hotel dhe ekspertiza e ka nxjerrë pallatin për shembje. Por tani nga bashkia banorëve u thuhet, se pallati vetëm do të riparohet. Nga emisioni Stop ata kërkojnë ndihmë të dinë, si është e vërteta.Benard Palaj, Drejtori i Urbanistikës në Bashkinë Kurbin thotë, se nga ekspertiza e thelluar, që është bërë nga Instituti i Ndërtimit, pallati ka dalë me nevojën për përforcim dhe do të ndërhyhet në strukturë e themele etj. Por nëse vlera e përforcimit e kalon 70% ,ai do të shembet.Balaj shprehet, se banorët nuk do të hyjnë në banesa pa u siguruar.
- +355 67 220 8888
- [email protected]