Kryeministri Edi Rama ishte sot në një takim me përfaqësues të agro-turizmit në Tiranë.
Rama foli mbi “Paketën e Maleve”, nisma e qeverisë për t’i dhënë drejtim problemit shumë të madh sipas tij, ligjit 7501 mbi pronësinë e tokës.
Ndryshe nga çthuhet për këtë paketë, shtoi Rama, që është keqtrajtuar sikur po bëhet për investitorët e mëdhenj, kjo paketë vjen për ata që kanë një projekt në tokën e tyre dhe renditi edhe procedurën nga aplikimi në bashki, miratimi i lejes dhe përfundimi i ndërtimit.
Rama: Besoj që gjithësecili prej jush, mund të dojë që të ketë një rrjet agroturizmash. Dhe për këtë shërben Paketa e Maleve. Ndryshe nga çka është keqtrajtuar apo deformuar nuk është një paketë për kompanitë e mëdha dhe investitorët e mëdhenj, aq më pak një paketë për të dhënë territore, troje publike, për zhvillime, nuk është fare ky qëllimi, objekti i paketës. Paketa e maleve lindi nga nevoja për ti dhënë drejtim, një problem shumë të madh, ligji 7501 dhe konflikti me këtë ligj i shumë familjeve në zona të caktuar kryesisht veri dhe verilindje.
Që nuk e kanë njohur 7501 si një instrument të vlefshëm për tokën. Nuk kanë marrë asnjë lloj certifikate dhe që kanë rindarë tokën pas regjimit, mbi bazën e kufijve të vjetër dhe nuk kanë probleme me njëri-tjetrin. Këta njerëz e kanë të pamundur të kenë akses në financa. Bëmë një përpjekje me një ligj të ri 20/20. Ligji për të cilën u desh shumë kohë që të formulohej dhe nuk na e dha atë efekt sepse prezumon dakordësinë të gjithë atyre rreth e rrotull. Dhe lindi Paketa e Maleve. Shumë shqiptarë në emigracion, kanë toka shtëpi të vjetra që duan ti zhvillojnë po nuk kanë mundësi. Nuk kanë tituj pronësie. Me ligjin e ri Paketa e Maleve, kjo bëhet e mundur duke aplikuar pranë bashkisë. Edhe duke thënë kjo tokë është e imja.
Bashkia e merr këtë shprehje interesi, afishon një listë për 45 ditë ku dhe e bën publike që cilido që pretendon të kundërtën, nëse nuk vjen lista kalon në Këshillin Bashkiak. Kuy e miraton dhe personi e çon aplikimin. Miratimi vlen për këtë gjë, për të marrë leje për një projekt. Nuk merr titull pronësie, por shkon në instancën përkatëse, aplikon me projektin, miratohet projekti dhe ti ndërton. Vetëm pasi ti përfundon ndërtimin, ti merr titullin e pronësisë mbi atë ndërtim dhe investim. Duhet ta mbarosh.



