Pajtime Fetahu shpallet “Qytetare Nderi” në Elbasan, kërkohet lirimi nga burgu për “sjellje të mirë”

Një skandal gati i pabesueshëm ka dalë në pah gjatë shqyrtimit të masave të sigurisë nga GJKKO për anëtarët e bandës kriminale të Suel Çelës, pjesë e të cilës ishte edhe ish giyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetah, e cila kishte porositur edhe goditjen fizike të gazetarit Simir Kodra dhe të avokatit Arben Llangozi. Sapo është arrestuar me kërkesë të SPAK, gjyqtarja e rekrutuar nga Suel Çela, Pajtime Fetah ka nisur makinacionet për të dalë nga burgu.

Në seancën për shqyrtimin e masës së sigurisë, Pajtime Fetah dhe avokati i saj kanë paraqitur një dokument të Bashkisë Elbasan, në të cilin thuhej se ish gjyqtarja kishte një sjellje të mirë dhe se gëzonte respekt në popullin e Elbasanit. Në një kohë kur dosja e SPAK konfirmon se gjyqtarja gëzonte respekt nga grupet kriminale dhe se ishte vendosur në shërbim të tyre, Bashkia e Elbasanit, përmes dokumentit, pothuajse e shpall Pajtime Fetah ‘Qytetare Nderi’. Letra e Bashkisë Elbasan u paraqit nga gjyqtarja në seancë në funksion të kërkesës së saj për të ndryshuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

Të Fundit