Drejtori i Policisë Rrugore, Dhimitraq Ziu, zbardhi detaje nga mënyra si do të funksionojnë pajisjet inteligjente, të cilat kanë nisur tashmë punën në akset shqiptare, ku vetëm në një orë kapi rreth 350 shkelje, në autostradën Tiranë-Elbasan, në Sauk.
Drejtori i Rrugores tha se pajisja inteligjente do të vendoset në mjet, në një rrugë, ku për shembull shpejtësia e lejuar është 90 km/h, dhe do të kapë çdo shkelje.
Pjesë nga intervista:
Si do të procedohet me pajisjet inteligjente?
Nëse do të konstatojmë shkelje mbi 90 km/h, do të vazhdojmë me masat administrative dhe masat plotësuese, sipas përcaktimeve të Kodit Rrugor.
Gjoba kalon automatikisht apo do disa orë/ditë?
Pajisja punon në mënyrë të pavarur. Ta ketë bindje çdo shofer, që kjo pajisje nuk pranon ndërhyrje. Gjoba kalon në mënyrë automatike dhe operatori bën printimin, pasi ato janë të identifikuara, si shpejtësia, si rripi, si telefoni. Pajisja punon edhe në kushtet e errësirës.