Mirush Shehu, një qytetar që jeton në Itali, që prej vitit 2004, tregon, se në vitin 2012 është kthyer e ka paguar të gjitha detyrimet ndaj ujësjellësit, duke pezulluar kontratën. Por më pas i dhanë një shkresë, ku thuhej, se është debitor ndaj ujësjellësit në vlerën 1 milionë e 400 mijë lekë të vjetra. Bëri ankesë, por i kërkuan të paguajë, pa e sqaruar. Ne u drejtuam tek Ujësjellësi i Tiranës, ku na thanë, se kontrata nuk mund të mbyllet, por edhe kur pezullohet, vazhdojnë taksat. Meqë zoti Mirush është pensionist, ai u lirua prej tyre dhe iu zerua borxhi.
