Jemi në Paskuqan, Kamëz, për problemin e qytetarit Paulin Nikolli, i cili jeton prej shumë vitesh në Greqi. Në Paskuqan ai ka ndërtur disa vite më parë një banesë, por nuk ka jetuar asnjëherë aty, duke e lënë pa lidhje energjie dhe uji.Në 2021-shin ai vjen dhe kërkon të lidhë një kontratë me OSHEE-në, por i thonë, se del debitor me rreth 4 milionë lekë të vjetra dhe që t’i lidhet kontrata,duhet të shlyejë këtë borxh ndaj OSHEE-së. I gjithë problemi është, sesi mund të detyrohet të paguajë këtë shumë, kur as vetë OSHEE nuk ka prova, që mund të jetë ky klienti, që ka borxhin në fjalë. OSHEE qendrore, pas interesimit, jep përgjigjen absurde, se megjithëse ky faturim nuk mund të vërtetohet, qytetari është i detyruar të paguajë 4 milionë lekë.
- +355 67 220 8888
- [email protected]