Një sherr familjar, që nisi për faturën e ujit mes qytetarit Ramadan Lisha, 62 vjec, dhe bashkëshortes së tij, në verën e 2020-ës ishte vetëm nisja e një konflikti, që përfundoi me një akt korruptiv.Ramadan Lisha u dënua me 8 muaj heqje lirie për dhunë në familje. Që nga ky moment ai shkëputi lidhjet me fëmijët, vajzën dhe djalin emigrant ilegal në Angli.Pasi përfundoi dënimin, Ramadani bashkë me policin e zonës, shkoi në shtëpi, për të marrë rroba dhe para, pasi në banesë nuk mund të kthehej të jetonte, për shkak se ishte në fuqi një urdhër mbrojtjeje.Në këtë moment mëson, se vila dy-katëshe dhe trualli ishte shitur, nga i biri, pa u kthyer fare në Shqipëri.Djali, Arditi, autorizoi përmes një prokurë nënën e tij Rukije, e cila e legalizoi,hipotekoi dhe e shiti vilën në emër të djalit të saj, duke paguar në Kadastrën e Tiranës, në sektorin, që mbulon Laknasin. Ramadani kishte aplikuar dy herë, që nga 1996-ta për legalizimin e vilës.Zhdukja nga sistemi dhe mbyllja brenda 1 muaji e gjithë procedurës së legalizimit dhe hipotekimit vetëm me një prokurë, hedh dyshime për korrupsion dhe shkelje.
Skënder Biba, përgjegjësi i legalizimit, që ka marrë aplikimin e Ramadanit për legalizim, nuk e hodhi kurrë emrin e Ramadanit në sistem, por e ka bërë këtë për të birin Arditin. Vila u shit për 260 mijë euro dhe familja u zhduk, mendohet drejt Anglisë.
- +355 67 220 8888
- [email protected]