Operacioni“Xhamlliku”,arrest shtëpie për shoferin që nuk i ndaloi policisë – Stop
Lajme, Të Gjitha

Operacioni“Xhamlliku”,arrest shtëpie për shoferin që nuk i ndaloi policisë

Gjykata e Tiranës ka dhënë ditën e sotme masat e sigurisë për 5 të arrestuarit e operacionit “Xhamlliku”.

Edhe pse Prokuroria kishte kërkuar vlerësimin e ligjshëm të arrestit në flagrancë të 5 shtetasve, Gjykata vendosi arrest shtëpie për drejtuesin e Benz-it që nuk iu bind efektivëve të policisë, 26-vjeçari Gazmir Cani.

Ndërkohë që Gentian Kore, 47 vjeç, Erjon Prengaj, 32 vjeç, Altin Gega, 28 vjeç, Taulant Çoku, 34 vjeç, do të qëndrojnë në burg. Bëhet me dije se ata janë akuzuar për prodhim dhe shitje narkotikësh, kryer në bashkëpunim.

Kujtojmë se gjatë operacionit janë sekuestruar 1.1 kg kokainë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *