Rastin e ka bërë publik Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook.
Pacientja 35-vjeçare u diagnostikua me një tumor 7 cm të mbiveshkores së majtë.
35-vjeçarja u përgatit në pavionin e Mjekësisë Interne në mënyrë që të stabilizohej, dhe më pas ekipi multidisiplinar i mjekëve realizoi ndërhyrjen, e cila rezultoi me sukses.
Aktualisht, sipas mjekëve, pacientja gëzon shëndet të plotë.