Operacionet e suksesshme/ Stop e Fundjave ndryshe dhurojne jete-6 Shtator 2021

Pak kohë më parë, në sezonin e kaluar transmetuam rastin e Drineda Danglli, e cila kishte nevojë për transplantin e palcës kockore. “Stop” dhe “Fundjavë ndryshe” e mundësuan ndërhyrjen e vështirë, duke i kthyer jetën Drinedës dhe buzëqeshjen djalit të saj 7 vjecar, Erkidit, i cili cdo ditë lutej për të ëmën.Kur “Stop” trajtoi rastin e të voglit Noel Torollari, jeta e tij numërohej me orë e minuta.E ëma, Erta shprehej, se e tmerronte ideja, që mund të zgjohej një ditë pa engjëllin e saj në krahë.3-vjeçari kishte pësuar trombozë në venën e gjakut të mëlçisë dhe kishte nevojë të menjëhershme për transplantin e mëlçisë. Ndërhyrja u bë dhe kushtoi 70.000 euro. Ajo u mundësua falë nismës së “Stop” dhe “Fundjavë ndryshe”

Të Fundit