“Open Balkan”, Rama: Nga janari rezultate konkrete në kufi për fermerët dhe distributorët

“Ballkani i Hapur është një nismë në shërbim të njerëzve, të mirëqenies ekonomie, shoqërisë të këtyre popujve që përtej mos-dakordësive mes tyre meritojnë të jetojnë më mirë. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët në Open Balkan në Begograd.

Kryeministri theksoi senga janari 2022 do të nisin përpjekjet për lehtësimin e kalimit në kufi për produktet e fermerëve dhe kompanive.

“Jemi angazhuar që nga janari në kufijtë e vendeve të fillojë një relaksim shumë i ndjeshëm për kompanitë, distributorët dhe fermerët”, deklaroi ai.

Ai tha se një treg i përbashkët është shumë më i fuqishëm dhe përthith më shumë investime direkte.

“Fluksi i turistëve nga Serbia është rritur me 63%. Fluksi i turistëve nga RMV është rritur me 22%. Janë shifra që janë rezultat i drejtpërdrejt në ekonomi”, tha kreu i qeverisë.

Të Fundit