Flamujt serb, shqiptare dhe maqedonas, janë vendosur në shtiza nëpër rrugët e Beogradit, me rastin e takimit në nismës “Ballkani i hapur” i paralajmëruar të mbahet në Beograd më 3 -4 nëntor, në përbërje të të tre delegacioneve.
Megjithatë, një grup i të rinjve, një natë më parë, më 31 tetor, kanë hequr flamujt shqiptar nga shtizat e përçuesve elektrik, ku ishin vendosur.
Mediat serbe, raportojnë se nga disa video të postuar nga vet të rinjtë në rrjete sociale, shihen ata teksa heqin flamujt që ishin vendosur në rrugët pranë ambasadës shqiptare dhe më pas i kanë vënë flakën.
“Hiqeni, hiqeni dhe tani ikni”, bërtet njëri nga të rinjtë, ndërsa të tjerët thërrasin “atë, atë hiqe!”
Njëri nga përgjegjësit, Nikolla Keljanoviç, ka pranuar për “Novostin” se ka hequr flamujt shqiptarë në kryeqytetin serb.
Ai është i njohur për publikun për sjelljet e tij arrogante në publik.
– Unë dhe shoku im po ecnim përgjatë “Bulevardit” kur pashë flamujt e Shqipërisë, u ndalëm me qëllimin për t’i ulur ato. Kur u afruam, katër djem vrapuan drejt nesh dhe donin të na ndihmonin, kështu që u ngjitën dhe i hoqën edhe ata. Vazhduam më tej dhe hoqëm edhe disa flamuj të tjerë. Të jemi të qartë, unë nuk kam asgjë kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve që janë për pajtim, por ka nga ata që urrejnë, dhe përderisa ka nga ata që janë kundër serbëve dhe Serbisë, nuk dua ta shoh flamurin e tyre në Beograd. Samiti ka kaluar, tani mund të hiqet flamuri shqiptar dhe flamujt e tjerë”