Epidemiologia shqiptare në SHBA, Rubina Muzina tha për media se në mes të janarit varianti Omicron i COVID-19 pritet të jetë zëri kryesor mes varianteve ekzistuese të këtij virusi.
Ajo u shpreh se Omicron është i ndryshëm nga Delta dhe rritja e rasteve me Omicron jo domosdoshmërisht do të shoqërohet me shtrime në spitale.
Znj. Muzina shpjegoi edhe dallimet që ka shfaqur Omicron nga variantet që njihen deri tani duke sqaruar se ai përqendrohet më tepër në rrugët e sipërme të frymëmarrjes.
“Për Omicron dimë se ai kanalizon më shumë rrugët e sipërme të frymëarrjes, duke u përqendruar në hundë. Vitin tjetër në SHBA, studiuesit do të përqendrohen për zbulimin e një vaksine që do të rrisë imunitetin në rrugët e sipërme të frymëmarrjës, pasi shihet që Omicron nuk zbret deri në mushkëri”, tha epidemiologia.