Ogerta Manastirliu: Kontroll mjekësor falas për pasojat post-covid për çdo qytetar 35-70 vjeç

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë me dije se prej ditës së sotme në çdo qendër shëndetësore do të rifilloj programi i Kontrollit Mjekësor Bazë.

Sipas saj nga sot do të kryhet falas edhe kontrolli i plotë mjekësor për çdo qytetar nga 35-70 vjeç për parandalimin e sëmundjeve kronike dhe monitorimin e pasojave post COVID.

“Në çdo qendër shëndetësore në vend, nga sot do të kryhet sërish kontrolli i plotë mjekësor për çdo qytetar 35-70 vjeç, i dobishëm për parandalimin e sëmundjeve kronike dhe monitorimin e pasojave post-covid”, shkruan ministrja.

Autoritetet në vend kanë vendosur vaksinimin me detyrim për tre kategoritë e para: stafet mjekësore, arsimtarët dhe studentët. Atyre u është lënë një afat deri në 30 shtator për t’u pajisur me pasaportën e vaksinimit në mënyrë që të nisin normalisht punën dhe mësimin.

Gjithashtu kujtojmë se edhe muaji shtator vijon të jetë muaj i hapur vaksinimi ku të gjithë personat mbi 18 vjeç mund të aplikojnë për tu vaksinuar.

Të Fundit