Ofendoi nusen e djalit, procedohet penalisht vjehrra në Maliq

Një 60-vjeçare është vënë në hetim pasi ka ofenduar nusen e djalit. Ngjarja ka ndodhur në Korçë, ku mësohet se hetimi ka nisur ndaj E. Sh., 60 vjeçe, banuese në fshatin Shqitas, Maliq.

Nusja ishte pajisur me urdhër mbrojtje, por kjo nuk e ka penguar vjehrrën.

“Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen E. Sh., 60 vjeçe, banuese në fshatin Shqitas, Maliq, pasi në kundërshtim me vendimin e gjykatës ka ofenduar nusen e djalit të saj, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje”, thuhet në njoftim

Të Fundit