OBSH: Qumështi formulë i foshnjave duhet të shitet me paketim të thjeshtë, marketingu mashtron prindërit

Qumështi formulë duhet të shitet në paketim të thjeshtë për të ndaluar prindërit të mashtrohen nga marketingu, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ekspertët global të shëndetit thanë se industria po përdorte paketimin për të promovuar markat me çmime të larta.

Reklamimi i drejtpërdrejtë i qumështit formulë për prindërit e foshnjave nën gjashtë muaj është i ndaluar në MB, por kjo nuk i pengon kompanitë të bëjnë marketing për paketimin.

Shkencëtari i OBSH-së, Dr Nigel Rollins tha në konferencën vjetore të Unicef UK Baby Friendly se paketimi për qumështin formulë më të shtrenjtë zakonisht përmban fraza të tilla si ‘premium’ dhe ‘formuluar posaçërisht’, duke dhënë përshtypjen se ato janë të një cilësie më të lartë se të tjerët, që do të thoshte se markat mund t’i vendosin çmime më të larta.

Markat përpiqen që të vendosin në paketim fjalë të ndjeshme dhe ngushëlluese për të sugjeruar se produkti do i qetësojë foshnjat që janë. Në fakt, me ligj, të gjitha formulat për fëmijë duhet të përfshijnë një përzierje të caktuar të lëndëve ushqyese.

Elizabeth Duff, nga shoqata bamirëse e prindërve NCT, tha: Prindërit nuk duhet të ndihen fajtorë për moszgjidhjen e markës më të shtrenjtë në raftet e supermarketeve. Ky është një marketing i papërgjegjshëm që prindërit të ndikohen dhe të marrin produktin më të mirë për fëmijën e tyre. Paketimi i thjeshtë për të gjitha formulat mund të përforcojë mesazhin se markat e ndryshme janë në thelb të njëjta.

Do të varet nga qeveritë individuale që të zbatojnë çdo legjislacion të thjeshtë për paketimin. Shoqata Britanike e Specialistëve të Ushqyerjes, e cila përfaqëson industrinë, tha: Ne duhet t’i mbështesim prindërit me informacione faktike ushqyese në mënyrë që ata të marrin vendimin e duhur për ta. Është një përgjegjësi që ne e marrim seriozisht.

Të Fundit