Organizata Botërore e Shëndetit thotë se koronavirusi në Itali kulmin e mundshëm mund ta arrijë këtë javë.
“Ansa” shkruan sot se shifrat e reja tregojnë se mbi 5,000 punonjës shëndetësorë janë të infektuar nga virusi dhe kerkohet mbrojtje e menjëhershme për mjekët dhe infermierët.
Të dhënat dalin nga një letër e sindikatës së “Assomed Anaao” drejtuar presidentit të Institutit të Lartë të Shëndetit Silvio Brusaferro në të cilën i kërkohet të ndërhyjë menjëherë për të garantuar instrumentet e mbrojtjes individuale.
Sakaq, Kina dërgon ekipin e tretë të mjekëve në Itali, në përpjekje për të luftuar krizën e koronavirusit.
Avioni, i cili transporton tetë ton furnizime mjekësore të dhuruara nga provinca juglindore kineze, 3,000 kostume mbrojtëse, 300,000 maska (plus 20,000 të tjera të llojit N95), u nis në oren 11:10 me kohen lokale (4:10 në Itali) nga Aeroporti Ndërkombëtar Fuzhou Changle dhe pritet në Milano në 16:45 me orën italiane, raportojnë mediat kineze.