Nusja u alarmua pasi zbuloi se dhëndri po ushqehej me gji nga nëna e tij para dasmës

Një grua u bë virale pasi zbuloi se një dhëndër u kap nga nusja teksa ishte duke u ushqyer me gji nga nëna e tij në ditën e dasmës.

Planifikuesja e dasmave, Georgie Mitchell, tregoi historinë e çuditshme në podkasin “The Unfiltered Bride”, të cilin ajo e moderon bashkë me shoqen Beth Smith.

 

Ajo nuk ishte e pranishme në ngjarje, por tregoi se ia kishte rrëfyer ngjarjen një grimiere. “Jenny më tha: ‘Kam qenë në një dasmë dje dhe nuk do ta marrësh me mend se çfarë ndodhi,” tha Mitchell. “Nusja duhej të shkonte në tualet pak para ceremonisë. Ajo hyri në tualet dhe çfarë pa ishte e mjaftueshme për t’i dhënë fund dasmës.”

Dhëndri po pinte qumësht gjiri te nëna

“Dhëndri e çoi ‘djalin e mamit’ në një tjetër nivel,” komentoi dikush. “Mendova se do thoje ‘dhëndri kishte vdekur’, por kjo ishte më keq,” shkroi një tjetër.

Ajo nuk e bëri të qartë nëse nusja e vazhdoi dasmën apo jo, por sidoqoftë, rëndësi ka të mos e ketë puthur dhëndrin në altar.

Për ju që po pyesni veten: Një grua mund të vazhdojë të prodhojë qumësht për vite me radhë, me kusht që të ketë “kërkesë”, pra fëmija të pijë qumësht, megjithëse prodhimi i qumështit varet edhe nga faktorë të tjerë./Anabel

Të Fundit