Lidhja e dashurisë mes një vajze shqiptare dhe një djali maroken, është bërë mollë sherri mes disa personave. Sipas raportimit të medieve italiane, sherri mes tyre nisi pasi të afërmit e 18 vjeçares nuk ishin dakord për fejesën e saj më 21 vjeçarin nga Maroku.
Në fakt, ata e kundërshtonin prej muajsh këtë lidhje dashurie, për shkak se shqiptarët nuk donin një djalë maroken për vajzën e tyre. Situatat kishin shkuar deri në fyerje për çiftin.
Megjithatë, një darkë, teksa çifti dhe motra e 18-vjeçares shqiptare kishin dalë për xhiro kanë hasur në rrugë një të afërm 47 vjeç dhe gruan e tij, 43 vjeçe. Ata shoqëroheshin nga disa miq. Menjëherë shqiptarët kanë nisur që të fyejnë çiftin.
Ata kishin qenë të shoqëruar nga disa miq të tyre, të cilët do të fillonin menjëherë t’i ofendonin.Vajza u mundua të qetësojë situatën duke u kërkuar atyre të ndalojnë, por u qëllua me shuplakë nga gruaja e xhaxhait, ndërsa njëri nga familjarët e tjerë e kapi nga flokët.
Edhe djali nga Maroku u sulmua nga xhaxhai i partneres së tij. Në atë moment në rrugë janë shfaqur edhe familjarë të tjerë të vajzës, përfshirë edhe një 32-vjeçar i cili ka kërcënuar me thikë çiftin e ri. Në vend të kësaj, kishte filluar t’i gjuante çiftit të ri me shishe birre. Në këtë moment dy vajzat dhe markonei janë larguar me shpejtësi, duke u fshehur në shtëpitë e tyre.
Por të afërmit e së resë nuk u mjaftuan me kaq, ata shkuan në banesën e prindërve të saj për të lërkuar çiftin, madje duke shprehur zemërimin ndaj nënës dhe babait të 18 vjeçares.