“Nuk pranoi që Kosova është shtet sovran”, Kurti flet për polemikën: Serbia po mban peng veten duke mos na njohur – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

“Nuk pranoi që Kosova është shtet sovran”, Kurti flet për polemikën: Serbia po mban peng veten duke mos na njohur

TIRANË

Ndërsa foli për mediat mbi zhvillimet e Samitit në Tiranë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti foli edhe për një polemikë me kryeministren serbe Ana Brnabiç.

“Ka ekzistuar një lloj polimike për shkak se nuk dëshironte të pranonte se Serbia është shtet i pavarur dhe sovran. Unë theksova që Serbia do të duhej të shkëputej nga regjimi i Miloshevicit dhe trashëgimia e tij, meqenëse s’ka zgjidhje tjetër vec se të njihet pavarësia e Kosovës.

Ne Duam të integrohemi në BE, në NATO. Njohja e Kosovës është e vlefshme edhe për Serbinë, që po e mban veten peng. Para 13 viteve Kosova e ka shpallur pavarësinë nga Serbia, është koha e fundit që bëjë tashmë Sebia” u shpreh Kurti për mediat.

 

 

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *