Nuk pranoi divorcin, qëllon me thikë ish-gruan, plagos dhe djalin(EMRI) – Stop
Lajme, Të Gjitha

Nuk pranoi divorcin, qëllon me thikë ish-gruan, plagos dhe djalin(EMRI)

Një 51-vjeçar i identifikuar nga autoritetet policore italiane si Hysen Aliko është arrestuar, pasi një natë më parë ka plagosur me thikë ish-gruan.

Mësohet se kjo e fundit është dërguar me urgjencë për në spital, ku dhe i është nënshtruar një operacioni të vështirë.

Sipas raportimeve gruaja 40-vjeçare, ishte duke u kthyer në shtëpi ku u sulmua nga i shoqi. Ai e goditi atë dy herë, njëra prej të cilave e kapi atë në pjesën e barkut. Ishin britmat e gruas ato që tërhoqën vëmendjen e qytetarëve që lajmëruan më pas policinë.

Ndër të tjera në mediat italiane raportohet se dy fëmijët e çiftit mbërritën në vendin e ngjarjes duke u përpjekur të shuajnë sherrin, dhe për pasojë djali i tyre u plagos me thikë nga babai 51-vjeçar.Ai është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia vuri në pranga autorin ndërkohë që po merren në pyetje dëshmitarët në lidhje me këtë ngjarje.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *