“Nuk niset me këmbë” pas ironisë së konsullatës, gazetarja i bën të sjellin patentën për 24 orë

Jemi në Durrës me qytetarin Festim Biba, të cilit i është bllokuar për 15 ditë patenta në Itali nga policia italiane. Më pas autoritetet italiane e kanë cuar patentën në Konsullatën shqiptare të Milanos, ku ka mbetur prej dy muajsh. Ndërkohë qytetari është pa punë dhe i bllokuar, në një kohë, që është shofer kamioni dhe me këtë punë jeton. Në një komunikim me zyrën e shtypit të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, na thanë që dokumentet grumbullohen dhe nisen një herë në muaj drejt Shqipërisë. Por qytetarit Biba i është vonuar dy muaj dhe autoritetet shqiptare nuk japin shpjegim, por thonë, se qytetari nuk duhet të bënte shkelje.Pas interesimit të “Stop” brenda 24 orësh erdhën nga Milano 70 patenta, përfshirë atë të zotit Festim Biba

Të Fundit