E nxjerr qiradhënësi “me shkelma”, turku mashtrues i merr lekët pacientes e lë me infeksion në gojë!

Jemi në Durrës për problemin e qytetares Rozeta Krrici, e cila ka rënë pre e një dentisti turk mashtrues. Pasi i ka bërë nofullën e poshtme me veshje, i ka gërryer dhe dhëmbët në nofullën e sipërme turku është zhdukur. Por Musa Buzkurt i ka marrë 700 mijë lekë paradhënie, duke e lënë pacienten me infeksion në gojë.Pyetëm bizneset përreth, sesi e njohin Musa Buzkurt, dentistin turk.Por Qiradhënësi e ka përzënë, se nuk paguante qiranë. Mësojmë, se Rozeta nuk është “viktima” e vetme e dentistit turk.Në lidhje me situatën e Rozetës ne takuam stomatologun, që po e trajton aktualisht,Gëzim Hamitaj. Ky i fundit shpjegon situatë e zonjës, duke thënë, se edhe puna e bërë nga turku ka probleme dhe duhet ripunuar.Për këtë skandal, iu drejtuam Urdhrit të Stomatologut, ku na thanë, se Musa Buzkurt nuk ka licensë dhe as dosje pranë Urdhrit, për të ushtruar profesionin në vendin tonë.

Të Fundit