”Nuk merrem me fjalët e tua”, gjyqtari hedh në rrugë gruan pas divorcit – Stop
KLIPET

”Nuk merrem me fjalët e tua”, gjyqtari hedh në rrugë gruan pas divorcit

Rexhina Nushi, ankohet në “Stop”, se gjyqtari i Shkodrës, Sokol Shehu, e ka hedhur në rrugë, në momentin e ndarjes së pasurisë bashkëshortore, pas divorcit nga i shoqi. Zonja është divorcuar në vitin 2014 dhe iu drejtua gjykatës së Shkodrës për ndarjen e pasurisë, konkretisht një banesë 1 katëshe.Megjithëse u apelua dhe u bë rekurs deri në Gjykatën e Lartë, u mor parasysh vendimi po i këtij gjyqtari, që shtëpia të ndahej përgjysmë.Më pas nisi faza e dytë e pjesëtimit, ajo e ndarjes së pronës në terren.E urdhëruar nga gjyqtari Sokol Shehu, ekspertja Rajmonda Qerimaj,bëri vlerësimin dhe tha se banesa, sipas saj, mund të ndahej në natyrë, pasi të dyja palët të përshtasnin tualetin dhe derën.Por, pak kohë më pas, njëra dhomë u shemb.Kjo bëri, që gjyqtari të kërkonte nga po e njëjta eksperte një shtesë akti.Megjithëse sipërfaqja u tkurr, ekspertja gjykoi se sërish banesa mund të ndahej në mes .Por kjo nuk u mor parasysh nga gjyqtari, i cili vendosi, që zonja të largohet nga shtëpia duke marrë 13 milionë lekë të vjetra dhe aty të mbetet ish bashkëshorti. Në dosjen e gjykimit është dhe një urdhër mbrojtjeje, që zonja e ka marrë ndaj ish bashkëshortit të dhunshëm, por që gjyqtari nuk e ka parë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *