Ndodhemi në Tiranë, në zonën e Freskut, pasi banorë të pallatit Vllaznia, kanë dërguar në “Stop” ankesën, se rrëshkitja e dheut, ka dëmtuar pallatin e tyre.Ata thonë, se u bënë, 7 muaj, që dheu pranë pallatit ka rrëshkitur, duke rrëzuar një pjesë të ballkonit dhe duke prishur pjesën, që ata e kishin bërë si vend pushimi. Vec kësaj, kanë plasur edhe ujrat e zeza, duke bërë, që aty të ndjehet një erë e tmerrshme. Banorët thonë, se janë drejtuar në të gjitha institucionet, por ata, që vijnë, thjesht bëjnë foto pa marrë asnjë masë. U kanë thënë, se situata do të zgjidhet në mars, por afati kaloi dhe zgjidhja nuk po duket.Në jemi drejtuar në Drejtorinë e Emergjencave Civile, njësia Tiranë dhe aty na thuhet, se nuk është në dorë të emergjencave, por duhet të miratohet projekti nga Drejtoria e Zhvillimit dhe Planifikimit të Territorit.Kjo e fundit premton, se projekti do të miratohet shumë shpejt.
- +355 67 220 8888
- [email protected]