“Nuk ka rendesi nota, por….” pedagogu i mjekesise merr 150€ per provim – Stop
KAMERA E FSHEHTE, KLIPET

“Nuk ka rendesi nota, por….” pedagogu i mjekesise merr 150€ per provim

Në janar 2020 emisioni “Stop” tregoi, se me 150 euro në dorë, nga ngelës shndërroheshe në kalues me notë të mirë, në lëndën e Urgjencës Kirurgjikale. Kamera e fshehtë dokumentoi, se një studente masteri e mjekësisë teknike, që kishte ngelur në provim, takoi pedagogun Besnik Faskaj, i cili pasi mori paratë, notën 4 e bëri 8. Madje për 150 euro, ai “tejkaloi” edhe vështirësinë e faktit, se notat ishin hedhur në sistem. Pedagogu i urgjencës kirurgjikale duket, se e rregulloi edhe me sekretaren, të cilën e përmend vetë në video. Studentja në fjalë pretendoi, se pedagogu Besnik Faskaj e bënte në mënyrë masive këtë pazar me notën. Madje ajo thotë, se në provim kishte shkruar, por notën 4 e kishte marrë enkas, që të vinte puna te paratë.Megjithë faktet e transmetuara me zë, figurë dhe dokumenta, cështja është ende në gjykim dhe gjyqtarja Iliriana Olldashi ka thirrur dëshmitare në proces gazetaren, që raportoi ngjarjen.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *