E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Çfarë fshihet poshtë? Zbulohen tunele sekrete nën monumentin 1500-vjeçar Infermierët dhe mjekët e rinj, direkt në Provimin e Shtetit, pas praktikës! Kumbaro e Spahiu takojnë studentët: Do të vijojmë lehtësimin e procedurave Moti i keq, shembet çatia e spitalit të Pukës, bie mbi ambulancën Do të dyfishohet pagesa për fëmijët me aftësi të kufizuara, Spahiu: Mbështetje edhe për prindërit kujdestarë Platforma ‘Fol me Kryeministrin’, 1.912 qytetarë shprehin shqetësimet e sugjerimet! Kryesojnë denoncimet, problemet me legalizimet e propozimet për politika të reja Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron pretendimet: Shqipëria nuk u përfshi në sulmin me dronë ndaj anijes ruse pranë Libisë Avokati i Veliaj, Ndreca: Nga sot do të jem një socialist që nuk hesht dhe që nuk e braktis lirinë në të cilën besoj 15-vjeçarja në hotel me 37-vjeçarin, pas transmetimit të Stop, dy të arrestuar! I mbylli gazetarët e Stop në zyrë, kameramani u godit! Tani noterja në burg Vëllai e denoncoi në Stop, tani përfundon në gjyq! 11.7 milionë lekë dhe firma të falsifikuara
KLIPET

“Nuk ka lidhje ministri” prokuroria le në heshtje tenderin e byzylykëve

Në vitin 2011 në vendin tonë u miratua ligji për mbikqyrjen elektronike për të gjithë personat, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim gjykate.Një pajisje elektronike, e quajtur byzylyk, do të monitoronte të gjithë personat e dënuar me arrest shtëpie, liri me kusht, shërbim prove, ndalim qëndrimi në një vend të caktuar, apo me urdhër mbrojtjeje.Aso kohe, në vitin 2016, sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, Juliana Hoxha nxorri urdhrin për ngritjen e grupit të punës për caktimin e fondit limit për tenderin e mbikqyrjes elektronike.Në kohën që zhvillohej tenderi,kryeministri shkarkoi nga detyra ministrin e drejtësisë Ylli Manjani, duke e zëvendësuar me Petrit Vasilin.

Në 16 shkurt 2017 Komisioni i Ofertave doli me një raport përmbledhës mbi ofertat dhe Ministria e Drejtësisë shpalli fitues bashkimin e 3 operatorëve me vlerën rreth 234 milionë lekë të reja me TVSH.Pak muaj më vonë në krye të drejtësisë erdhi Gazmend Bardhi, i cili konstatoi mungesën e byzylykëve elektronikë dhe parregullsi në procedurat e tenderimit. Cështja u dërgua në prokurori, por kjo e fundit pushoi cështjen për tenderin abuziv në vlerën e 234 milionë lekëve të reja.

Prokuroria mbylli cështjen për tenderin abuziv të byzylykëve elektronikë. Por pak muaj më vonë, raporti i Auditimit të vetë Ministrisë së Drejtësisë konstatoi mungesë ligjshmërie për tenderin problematik.Nga ana tjetër edhe Ministria e Financave nëpërmjet një tjetër raporti, konstatoi një mori shkeljesh.

Pas gjithë këtyre fakteve, më në fund u regjistrua procedimi penal për shpërdorim detyre nga ana e funksionarëve të lartë të Ministrisë së Drejtësisë.Një tjetër provë, që tregon paligjshmërinë dhe shpërdorimin e fondeve publike është dhe një vendim Gjykatës Administrative, e cila detyroi bashkimin e 3 operatorëve, që t’i kthejë buxhetit të shtetit shumën e fituar për Mbikqyrjen Elektronike.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑