Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë ditën e sotme vendimin për gjyqtaren e Gjykatës së Apelit, Zegjine Sollaku.
Bëhet me dije se gjyqtarja Sollaku është shkarkuar nga detyra.
Nga hetimi i KPK ka rezultuar se gjyqtarja Zegjine Sollaku ka probleme me pasurinë, pasi nuk justifikon një shumë prej 7 milionë lekësh.