Nuk i shkon uji në shtëpi por emigranti faturohet 400 mijë lekë

Jemi në Milot për rastin e qytetarit Gjin Gega, i cili në vitin 2021 është njoftuar për një faturë rreth 400 mijë lekë të vjetra nga UK Kurbin për periudhën 2008-2014. Gjini thotë, se në atë kohë gjithë zona ka mbushur ujë në mënyrë private nga një burim dhe i kanë paguar 5 mijë lekë të vjetra personit, që merrej me këtë. Ai vetë e përdorur shtëpinë vetëm në kohë pushimesh, pasi është emigrant në Itali që nga viti 2002. Edhe një zonjë në të njejtin pallat tregon, se ka po këtë problem faturimi.Ne shkuam në Ujësjellës kanalizimet e Kurbinit dhe përgjegjësi Drilon Aliu thotë, se regjistrat kanë ardhur me konsum uji dhe është bërë shpërndarja e faturimit aforfe. Sipas tij, askush nuk është ankuar, që do të thotë, se kanë marrë shërbim. Në këto kushte Gjini detyrohet të bëjë pagesën për ujin, që nuk i ka rrjedhur në rubineta, e të kthehet aty, ku jeton.

Të Fundit