Në datën 29 mars transmetuam denoncimin e zotit Dritan Harapi, një banor i Fierit, i cili tha, se kishte një tokë arë 5 mijë m2, që ia shiti Llazar Shytit, për 13 milionë lekë. Kontratën e bëri te noterja Anila Haxhiu në 21 shtator 2022. Por nga 13 milionë lekë, mori vetëm 8 milionë dhe kur të bëhej kalimi i pronësisë, do të merrte edhe 5 milionët e tjera. Dritani tregoi, se në vend të Llazarit, i erdhi në zyrë i biri, Dilaver Shyti, kryetar i njësisë administrative Dërmenas. Por pas 8 muajsh akoma nuk kishte marrë paratë, edhe pse blerësi tha, se ia kishte kaluar noteres. Në këto kushte shkuam te zyra e noteres Anila Haxhiu, e cila refuzoi të japë shpjegime, por mbylli me celës në zyrë gazetaren e “Stop”. Pas transmetimit të kësaj situate, noterja aplikon tek kadastra, pala blerëse merr certifikatën kurse shitësi Dritan Harapi merr 5 milionë lekët që i takonin. Ai thotë, se kishte kontrolluar cdo ditë në bankomat dhe nuk i besohej, kur i kaluan paratë.
- +355 67 220 8888
- [email protected]