“Nuk e kam kryer unë operacionin” mjeku turk kundër Sante Plus

Në 7 shtator sollëm historinë e një zonje, që iu drejtua spitalit privat Sante Plus për rimodelimin e barkut, por rezultati ishte i tmerrshëm. Zonja jeton prej 22 vitesh jashtë Shqipërisë dhe vendosi, që për 1900 euro të kthente barkun, që kishte pasur para lindjeve, në këtë spital në Tiranë. Pas ndërhyrjes zonja shkoi dhe 5 herë të tjera, për ndërhyrje. Herën e pestë i hoqën edhe kërthizën.Në vendin ku jeton, i duhet të bëjë sërish ndërhyrje dhe të riparojë edhe kërthizën.Inspektoriati shtetëror shëndetsor, fillimisht e gjobiti me 500 mijë lekë spitalin “Sante Plus”, ndërsa në 13 tetor i vuri shiritin e mbylljes. Ne shkuam te Urdhri i Mjekut, ku juristi Ilir Reka na tregon, se cfarë ka ndodhur. Ai thotë, se është zbuluar emri i mjekut turk Murat Akbaba, i cili pritet të dalë në Komisionin e Disiplinës dhe të përballet me pacienten, pasi mjeku pretendon, se nuk e ka kryer ai operacionin.Nga ana tjetër Inspektoriati shtetëror shëndetsor ka lejuar sërish hapjen e “Sante Plus” pasi ky spital ka bërë një kontratë për mbetjet spitalore me afat 1 vjecar. Po kështu spitali ka bërë kontratë cateringu për 6 muaj dhe ka cuar 19 kontrata mjekësh dhe 14 infermierësh, që në fakt nuk rezultojnë në listë-pagesat e spitalit, por janë të deklaruar nga institucione të tjera spitalore.

Të Fundit