Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçic shprehet se nuk do ta nënshkruajë njohjen e shtetit të Kosovës.
Duke kryesuar mbledhjen e partisë së tij, Vuçiç theksoi se Serbia është pjesë e botës dhe dëshiron një kompromis, por paraqiti edhe “vija të kuqe” të qarta.
“Do të jem absolutisht nën presionin më të madh dhe të stigmatizuar, por më lejoni të them, unë nuk do të nënshkruaj njohjen e Kosovës së pavarur”, deklaroi Vuçiç.
Presidenti shtoi se vendimet në Serbi nuk do të merren nga ambasadorët e huaj.
Një deklaratë e tillë vjen pak ditë para se të rinisë edhe dialogu Kosovë-Serbi, ku Vuçiç do të takohet edhe me kryeministrin Kurti.