“Nuk dini të mbani shiringën…” Mjeku për infermieret që ikin nga Shqipëria: Në Gjermani lani k*kën e pleqve

Mjeku Edi Tushe ka reaguar ashpër në lidhje me infermierët që kërkojnë paga të larta, por që nuk dinë të bëjnë asgjë në lidhje me profesionin.

Ai me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, teksa jep lajmërim për vende pune, shkruan se infermierët kërkojnë paga të larta, por kur përballen me punën nuk dinë asgjë, as të mbajnë shiringën dhe as nuk kuptojnë fjalët teknike.

Doktori nuk lë pa përmendur edhe “trendy”-n, e Gjermanisë për infermierët teksa shkruan “- e hapni llapën dy metra, dhe thoni- do shkojmë në Gjermani!!… Ju??!!… Mjerë Gjermania për ju!!!… Atje, të lani e shplani pampersat dhe kaken e pleqve atje, nja 300 b.”, në turn.

Postimi i dr. Edi Tushe

Kemi vendosur që rrogen e stafit ta bëjmë me mijëra euro, meqenëse kohët e fundit, është shumë problem të gjesh disponibël për të punuar edhe një pastruese. Sa e doni rrogën të dashur infermierë? 1 milion, 2 milionë? Sa?…. Ok, po jua bëjmë rrogën sa të doni ju!

Por…. Kur përballeni me punën, rrini si guakë!!

Nuk dini të mbani shiringën, nuk dini të përdorni pipetën, nuk kuptoni asnjë fjalë teknike…. Lëre pastaj kur duhet t’i merrni gjakun një fëmije të vogël- Dukeni sikur ju ka rënë njeri me lopate mbrapa kokës!!!… Hapni syte si të habitura dhe me shumë mundesi, veshët ju bëjnë zhurmë kur ju shpjegojmë detyrat… Po çfarë keni menduar se po ju marrim në punë për figurë, apo për të treguar veten se çfarë dini të bëni.

– e hapni llapën dy metra, dhe thoni- do shkojmë në Gjermani!!… Ju??!!… Mjerë Gjermania për ju!!!… Atje, të lani e shplani pampersat dhe kakën e pleqve atje, nja 300 b.”, në turn. Por atje e ulni koken dhe rrini si pula! Pastaj hipni neper metro nja dy ore larg ne te ftohte sa te arrini ne ato “shtepite” qe i paguani sa qimet e kokes, dhe goja prape ju rri mbyllur…. Kurse para nesh,….

Para nesh, beni tender me rrogat qe duhet te jene ne disproporcion te plote me performancen tuaj mediokre. Gjithsesi, ky lajmerim vlen ende. Te aplikojne vetem ato vajza qe kane deshiren te japin nga vetja dhe te jene me kembe ne toke.

Pas këtij postimi, ka ardhur një reagim dhe nga Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë, e cila e konsideron si të turpshme dhe të ulët.

Reagimi i Shoqatës së Infermierëve

I turpshem dhe i ulet reagimi i Dr.Edi Tushe ndaj Infermiereve.

Po ne aq vite sa ishe shef ne Maternitet ku punen me te madhe ta benin mamite dhe infermieret dhe ne kurriz te tyre ti merrje meritat dhe leket nga familjaret te dukeshin te mire dhe profesionist dhe tani qe dole ne pension dhe kalove privat te duken jo profesionist?

Mos valle brezi juaj i ka merituar ato tituj qe mbani sot dhe ato pozicione qe mbani qe i keni kthyer si prona private dhe si vende per perfitime personale e jo per ti sherbyer pacienteve?

Apo beni si them une e mos beni si bej une…

Turp…turp…turp…

Të Fundit