Notoi 18 orë, si i shpëtoi mbytjes në Greqi i riu nga Maqedonia, shoku ende i zhdukur

Një i ri, i cili u zhduk një ditë më parë në ujërat e Halkidiki, Greqi është gjetur i gjallë sot. 30-vjeçari Ivan nga Maqedonia e Veriut arriti të mbijetojë duke notuar në det për mbi 18 orë.

I riu së bashku me dy miq, bashkatdhetarë shkuan për të notuar në plazhin e njohur të Mytit në Poseidi. Mirëpo, të tre u përfshinë nga rrymat e forta në zonë.

25-vjeçari i grupit ishte me fat dhe u shpëtua menjëherë të shtunën. 30-vjeçari Ivan u pa sot në mesditë nga një anije mallrash me flamur Gjibraltar, në jugperëndim të gadishullit Kassandra. Anëtari i tretë i grupit, një 28-vjeçar, është ende i zhdukur.

Ivani ndodhej rreth 14 deri në 15 milje detare në jug-jugperëndim të gadishullit të Kasandrës, ndërsa rryma e detit po e dërgonte drejt bregut të Pelionit.

Një mjet lundrues i rojes bregdetare kapi 30-vjeçarin Ivan, i cili, duke pasur parasysh kushtet, dukej se ishte në gjendje të mirë. Mediat vendase kanë regjistruar momentin kur i riu ka dalë në breg, në portin e Nea Skionit.

Ai është marrë më pas me ambulancë dhe është dërguar menjëherë në spital, ku ka marrë ndihmën e parë.

Të Fundit