Noterja i vjedh 72 milione leke, banka: Ne nuk bejme verifikime!

Denoncimi i rradhës i ardhur në redaksinë tonë, ka të bëjë me noteren Rezarta Koçi.Qytetarja Drita Sula tregon, se në shkurt 2021 ia shiti shtëpinë e saj në Yzberisht shtetasit Ervin Qiriaqi.Kontrata e shitblerjes u bë tek noterja Rezarta Koci. Shuma prej 72 milionë lekësh kaloi tek llogaria e noteres dhe duhet të kalonte tek shitësi brenda 24 orësh. Por kjo nuk ndodhi.Fillimisht noterja i tha, se nuk kishin kaluar paratë, por pas disa muajsh Drita informohet, se blerësi ikishte derdhur paratë, por noterja nuk ia kishte kaluar.Në këtë moment bën denoncim në polici dhe në prokurori, ku cështja po ndiqet nga prokurori Albi Lulja.”Stop” ka mësuar, se noterja Rezarta Koci është akuzuar edhe për disa mashtrime të tjera të këtij lloji.Fatmir Laçaj, Zëvendës kryetar i Dhomës së Noterëve, shprehet, se ky institucion, përmes një komisioni disipline, ia hoqi licensën noteres mashtruese, por ajo e ka rifituar të drejtën me anë të gjykatës.Vetë noterja Rezarta Koci nuk gjendet, pasi edhe në adresën, që ka deklaruar shkruhet, se ambienti jepet me qira.

Lidhur me problematikën e noteres Rezarta Koci, që përvetësoi 72 milionë lekët e qytetares nga shitja e shtëpisë,i drejtohemi bankës së nivelit të dytë, ku është bërë transaksioni.Por punonjësja thotë, se banka nuk mban përgjegjësi për lëvizjen e parave nga ana e noteres.Numri 2 i dhomës së noterëve, Fatmir Lacaj, thotë, se noterët kontrollohen edhe nga Dhoma edhe nga Ministria e Drejtësisë.Nga ana tjetër Demir Çiftja, ekspert ligjor thotë, se duhen bërë amendime në ligj, që të ndalohen këto veprime, në mënyrë, që nëse një noter “lajthit”, të ketë mekanizma bllokuese.

Të Fundit