Në mars të këtij viti transmetuam zullumet e panumërta të noteres së Fierit Anila Haxhiu dhe bashkëshortit të saj, Ilirjan Ymeri.Ne ishim në Fier, pas një denoncimi të Dritan Harapit, i cili kishte shitur me kontratë në zyrën e noteres Haxhiu një tokë dhe nuk merrte paratë.Kur gazetarja investigoi këtë rast, Anila Haxhiu dhe bashkëshorti i saj ushtruan dhunë ndaj grupit të xhirimit të “Stop”. Anila Haxhiu mbylli gazetaren e “Stop” me celës në zyrën e saj, ndërsa bashkëshorti Ilirjan Ymeri, goditi me grusht pas koke operatorin e Stop-it dhe i theu telefonin gazetares.Situata përfundoi në komisariatin e Fierit, ku grupi i xhirimit i emisionit “Stop” bëri kallzim për dhunën e ushtruar për shkak të detyrës, shkatërrim sendi si dhe cënim lirie në pa të drejtë. Operatori u pajis edhe me raport mjeko-ligjor.Kjo nuk ishte bëma e vetme e ciftit Haxhiu-Ymeri. Noterja kishte falsifikuar edhe niptin, ndërsa i shoqi kalonte qytetarët në kufi me dokumenta të kompromentuara kundrejt pagesave nën dorë. Për të gjitha këto pritet verdikti i drejtësisë.
- +355 67 220 8888
- [email protected]